Reali pasurohet në Evropë

Real Madrid ka arritur sukses të konsiderueshëm në periudhën e fundit duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës. Kjo ka pasuruar arkën e klubit.

Sport

16/08/2014 09:43

Real Madrid përveç se ka fituar tituj në periudhën e fundit, ka arritur që të shtojë dukshëm të hyrat në anën financiare.

Me Superkupën e fituar në Cardiff, Los Blancos kanë marrë tre milionë euro.

Por, kjo shifër i shtohet 37.4 milionë eurove të përfituara në edicionin e shkuar të Ligës së Kampionëve ku skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti fitoi trofeun e dhjetë jubilar të kampionit të Evropës duke mposhtur në finale rivalin e qytetit Atletico Madrid.

Dhe, me skuadrën që ka në dispozicion, Real Madrid ka shanse të bëhet ekipi i parë që mbron titullin e kampionit në garën më të rëndësishme të klubeve evropiane.

Dhe, kjo do të nënkuptonte që arkat e klubit të pasurohen edhe më shumë.