Reali nuk heq dorë nga Verratti
Marco Verratti mund të luajë për Real Madridin nga sezoni i ardhshëm. Gjiganti spanjoll i ka nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit, ndërsa e ardhmja e tij në PSG duket më pak e mundshme.
Sport
Real Madrid e ka seriozisht për Marco Verrattin. Futbollisti italian është bërë objektiv i rëndësishëm i trajnerit Carlo Ancelotti, i cili kishte punuar me të në periudhën sa ishte trajner i Paris Saint Germain.
Në ditët e kaluara, menaxheri i lojtarit, Donato Di Campli kishte udhëtuar drejt Madridit për t’i takuar drejtuesit e Realit dhe për ta nisur bazën e marrëveshjes së ardhshme.
Ky kontakt ka qenë frytdhënës dhe palët pritet të takohen sërish në Brazil, ku lojtari po merr pjesë me Përfaqësuesen e Italisë, e ku ka udhëtuar edhe menaxheri Campli.
Në vendin jug-amerikan mund të arrihet edhe marrëveshja në mes të palëve dhe me këtë rast, Verratti të luajë në Santiago Bernabeu nga sezoni i ardhshëm.