Reali nuk gabon
Nuk është Cristiano Ronaldo? Nuk ka problem. Real Madrid fitoi në udhëtim te Getafe me rezultat 3:0 dhe iu bashkua Barcelonës dhe Atletico Madridit me nga 60 pikë, në krye të La Ligës. Në ballafaqimin ku ylli portugez shërbeu ndeshjen e dytë prej tri gjithsejtë për shkak të suspendimit, Los Blancos shënuan fitore bindëse dhe…

Sport
Nuk është Cristiano Ronaldo? Nuk ka problem.
Real Madrid fitoi në udhëtim te Getafe me rezultat 3:0 dhe iu bashkua Barcelonës dhe Atletico Madridit me nga 60 pikë, në krye të La Ligës.
Në ballafaqimin ku ylli portugez shërbeu ndeshjen e dytë prej tri gjithsejtë për shkak të suspendimit, Los Blancos shënuan fitore bindëse dhe shumë të rëndësishme.
Jese Rodriguez kaloi mysafirët në epërsi në minutën e gjashtë, kurse avantazhin e Realit e dyfishoi Karim Benzema pas pak më pak se gjysmë ore lojë.
Pas intervalit, Luka Modric e konfirmoi periudhën e formës së shkëlqyeshme duke shënuar golin e tretë të Realit, që vulosi fitoren e rëndësishme e cila e riktheu skuadrën e trajnerit Carlo Ancelotti në pikë të barabarta me Barcelonën dhe Atletico Madridin në krye të La Ligës.