Reali në ankth, lëndohet Ronaldo

Cristiano Ronaldo është tërhequr në momentin e fundit nga formacioni bazë i Real Madridit për ndeshjen kundër Espanyolit në Santiago Bernabeu, për shkak të një lëndimi.

Sport

17/05/2014 17:12

Ndryshim skenari në momentet e fundit për Real Madridin. Dhe, skenar mjaft i keq.

Cristiano Ronaldo është ankuar në një lëndim gjatë ngrohjes pak para fillimit të ballafaqimit me Espanyolin në Santiago Bernabeu, në kuadër të xhiros së fundit të La Ligës dhe është tërhequr nga formacioni zyrtar i sfidës.

Në vend të tij ndeshjen e ka filluar mesfushori Isco.

Kurse, ylli portugez nuk është as në bankën e rezervistëve pasi trajneri Carlo Ancelotti nuk dëshiron ta rrezikojë para finales së madhe me Atletico Madridin më 24 maj në Lisbonë.

Tani, mbetet të shihet se qfarë problemi ka Ronaldo i cili vetëm disa ditë më parë u rikuperua nga një problem muskulor. Përndryshe, Reali në ankth.