Reali ndryshe nga Bayerni
Përforcimi i ri i Real Madridit, Toni Kroos ka bërë të ditur se tek skuadra e tij e re ka gjetur një mentalitet të punës krejt ndryshe nga ai me të cilin ishte mësuar në Bayern Munich.

Sport
Toni Kroos beson se ekziston një mentalitet krejt tjetër në Real Madrid se ai me të cilin ishte mësuar në Bayern Munich.
Reprezentuesi gjerman iu bashkua gjigantit nga Santiago Bernabeu në marrëveshje me vlerë prej 25 milionë euro dhe ka thënë se menjëherë është adaptuar në Spanjë.
Por, ai pranoi se te Los Blancos gjeti një qasje krejt ndryshe nga ajo në Allianz Arena. “Mentaliteti këtu në Madrid është ndryshe nga ai në Bayern”, deklaroi Kroos për “Sport Bild”.
“Kur stërvitja fillonte në 10:30 në Bayern, të gjithë ishin gati në 10:30. Këto është pak më ndryshe. Jam adaptuar shpejtë. Gjithçka është më rehat”, u shpreh ai.
“Fillimisht kam konsideruar përdorimin e një përkthyesi në Madrid, por nuk më pëlqen ideja që të kem dikë pranë vetes gjatë gjithë kohës. Më ndihmon edhe anglishtja. Po ashtu, Sami Khedira më ka ndihmuar me disa gjëra fillestare. Ai më ndihmoi shumë”, përfundoi Kroos.