Reali monitoron Darmianin
Skuadra e Real Madridit është duke monitoruar situatën e mbrojtësit të Torinos, Matteo Darmian.

Sport
Fichajes.net raporton se Carlo Ancelotti ka kërkuar nga Florentino Perez, që të tentojë transferimin e Matteo Darmian gjatë Janarit.
Lojtari konsiderohet si zëvendësues i Alvaro Arbeloas, e ardhmja e të cilit nuk është e sigurt në Santiago Bernabeu.
Darmian pëlqehet gjithashtu nga Ancelotti, pasi me fleksibilitetin e tij, është i aftë që të luaj edhe në anën e majtë të mbrojtjes.
Coentrao është emri tjetër i cili lidhet me një largim nga Santiago Bernabeu gjatë janarit.