Reali kërkon Kroosin
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke përgatitur një dhuratë për ekipin, pas triumfit në Ligën e Kampionëve. Ai dëshiron të transferojë mesfushorin e Bayern Munichut, Toni Kroos.
Sport
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka përgatitur një dhuratë për trofeun e Ligës së Kampionëve. Ai dëshiron të transferojë mesfushorin e Bayern Munichut, Toni Kroos, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Sipas të përditshmes spanjolle El Confidencial, pas Manchester Unitedit, edhe kampioni i ri i Evropës ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit gjerman i cili besohet se favorizon mundësinë e kalimit në La Ligë.
Kroos nuk e ka të sigurt qëndrimin në Allianz Arena, dhe së fundmi është përmendur si objektiv i Manchester Unitedit.
Mirëpo, gjiganti anglez duket se është tërhequr nga ndjekja e tij dhe kjo e lë Realin në pozitë të favorshme për ta transferuar në Santiago Bernabeu.