Reali kërkon 25 milionë euro për Varanen
Sipas mediave angleze, Real Madridi është duke kërkuar plotë 25 milionë euro për shërbimet e Varanes, i cili shumë lehtë mund të largohet nga Santiago Bernabeu.

Sport
Sipas raportit të bërë nga Daily Express, mësojmë se Reali është duke kërkuar nga Chelsea dhe Manchester United, një ofertë prej 25 milionë euro për Varanen.
Mbrojtësi francez e filloi mirë karrierën te Reali nën drejtimin e Mourinhos, mirëpo, pas ardhjes së Ancelottit, ai nuk është zgjedhja e parë në këtë skuadër.
Destinacioni i ardhshëm i tij mund të jetë Stamford Bridge, pasi mbrojtësi ka marrëdhënie perfekte me trajnerin e Chelseas, Jose Mourinhon.