Reali i ofroi më shumë para, Neymar zgjodhi Barcelonën
Real Madrid i ofroi më shumë para, por sulmuesi brazilian Neymar vendosi t’i bashkohej Barcelonës, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Wagner Ribeiro

Sport
Neymar zgjodhi Barcelonën, përkundër faktit se Real Madrid ishte i gatshëm t’i ofrojë më tepër para.
Wagner Ribeiro ka njoftuar se Neymar ishte ai që vendosi të nënshkruajë me gjigantin katalan, para Los Blancos.
“Transferimi në Barcelonë ndodhi në momentin e duhur. Reali për të ishte në gjendje të paguante edhe më shumë, por vendosi dëshira e Neymarit”, deklaroi Ribeiro.
“Kemi kaluar 20 ditë në Madrid, por transferimi nuk u realizua”, u shpreh ai.