Reali humb Khediran

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira do të mungojë për një muaj e gjysmë pas dëmtimit që pësoi në stërvitje me Kombëtaren e Gjermanisë.

Sport

03/09/2014 09:42

Menjëherë pas fillimit të sezonit të ri, vjen një lajm i keq për Real Madridin që ka humbur shërbimet e një futbollisti në një periudhë të konsiderueshme.

Sipas medieve spanjolle, Sami Khedira do të mungojë për rreth një muaj e gjysmë për shkak të një problemi muskulor që pësoi në stërvitje me Kombëtaren e Gjermanisë në përgatitje të ndeshjes miqësore kundër Argjentinës, duel që do të zhvillohet sonte në Dusseldorf.

Khedira spekulohej me largim nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës por në fund qëndroi në Santiago Bernabeu.