Reali, favorit në Ligën e Kampionëve

Isco beson se Real Madrid është favorit për të triumfuar në Ligën e Kampionëve. Mesfushori spanjoll zotohet se ai dhe bashkëlojtarët do të japin maksimumin për të fituar trofeun e dhjetë kontinental.

Sport

16/09/2013 18:23

Mesfushori i Real Madridit, Isco beson se gjiganti spanjoll është favorit për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Los Blancos u eliminuan nga Borussia Dortmund në gjysmëfinale të edicionit të kaluar, por përforcimi i ri beson se skuadra është në pozitë më të mirë për të siguruar trofeun e dhjetë kontinental, këtë sezon.

“Real Madrid është favorit për trofeun e Ligës së Kampionëve. Nuk duhet të na bëhet obsesion, por do të japim maksimumin për ta fituar të dhjetën”, deklaroi Isco gjatë një konference për shtyp, para duelit të nesërm në udhëtim te Galatasaray, në kuadër të Grupit B.

Isco iu bashkua gjigantit nga Santiago Bernabeu nga rivali i La Ligës, Malaga, gjatë afatit kalimtar të verës në transferim me vlerë prej rreth 30 milionë eurosh.