Reali e vodhi fitoren
Trajneri i Ludogorets Razgrad, Georgi Dermendzhiev është ankuar se Real Madrid i mposhti 2:1, vetëm falë ndihmës nga gjyqtari.
Sport
Trajneri i Ludogorets Razgrad, Georgi Dermendzhiev është shprehur mjaft i ashpër pas humbjes nga Real Madrid me rezultat 2:1, në ballafaqimin e tyre në kuadër të xhiros së dytë të ndeshjeve në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Los Blancos përfituan dy penallti, një prej të cilave e humbi, kurse tjetrën e realizoi Cristiano Ronaldo. Dhe, Dermendzhiev u ankua në ndarjen e drejtësisë.
“Nuk kemi më admirim për ta. Na kanë mposhtur me ndihmën e gjyqtarit. I kemi studiuar me ditë të tëra Realin, por e kemi harruar gjyqtarin. Jemi një skuadër e vogël bullgare dhe nuk kishte nevojë që të vidhej fitorja në këtë mënyrë”, deklaroi ai.