Reali e pëson si Barcelona?

Real Madrid mund të dënohet nga FIFA, njësoj sikurse që e pësoi Barcelona me rastin e transferimit të parregullt të disa futbollistëve të grupmoshave të reja.

Sport

15/01/2015 12:47

Pas Barcelonës, tani Real Madrid ka përfunduar nën hetime të FIFA-s për transferim të parregullt të disa futbollistëve të grupmoshave të reja.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka dënuar Barcelonën duke ia pamundësuar angazhimin e përforcimeve deri në janar të vitit 2016.

Dhe, nëse shpallet fajtor, edhe Los Blancos mund ta pësojnë njësoj, për të njëjtën arsye sikurse rivali i tyre nga La Liga. Deri më tani nuk ka ardhur ndonjë reagim nga ana e klubit nga Santiago Bernabeu.