Reali e kalon Barcelonën me numrin e trofeve të fituara

Skuadra e Real Madridit tashmë edhe në mënyrë zyrtare e ka kaluar skuadrën e Barcelonës sa i përket numrit të trofeve të fituara deri tani.

Sport

22/12/2014 14:11

Me triumfin në Kupën e Botës për Klube, Real Madridi e ka dërguar në 79 numrin e trofeve të fituara gjatë historisë së kësaj skuadre.

Los Blancos kështu kanë kaluar Barcelonën e cila deri tani ka arritur të fitojë plotë 78 trofe.

Reali e barazoi Barcelonën disa muajë më parë, kur triumfoi në finalen e UEFA Super Kupë kundër skuadrës spanjolle, Sevilla.