Reali e ka lënë me ‘pasoja’ Guardiolën

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka pranuar se ende i dhemb humbja 4:0 nga Bayern Munich në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve.

Sport

07/11/2014 16:37

Pep Guardiola ka pranuar se ende i dhemb humbja 4:0 nga Real Madrid në edicionin e shkuar të Ligës së Kampionëve dhe thotë se ai duel tregon se futbollistët e tij ende nuk janë në nivelin e dëshiruar.

Gjiganti bavarez është ende i pamposhtur në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa ka shënuar fitore ndaj Romës dhe Borussia Dortmundit në javët e fundit.

Por, Guardiola përmendi humbjen në Evropë në prill si dëshmi se Bayern ka ende punë për të bërë.

“Ne u mposhtën 4:0 nga Real Madrid në edicionin e kaluar andaj ka ende hapësirë për përmirësim”, deklaroi Guardiola në konferencë për shtyp para ndeshjes me Eintracht Frankfurtin në fundjavë.

“Ne ende nuk jemi në nivelin ku duhet të jemi. Por, ne e dimë se në cilat pika duhet të përmirësohemi. Unë e di dhe skuadra e di po ashtu”, u shpreh ai.