Reali e fiton Superkupën e Evropës – Ancelotti e vendos edhe një rekord personal
Real Madridi e ka fituar sërish Superkupën e Evropës. “Los Blancos” kësaj herë triumfuan ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 2-0, transmeton lajmi.net. E, ndër tjera, Ancelotti e ka edhe një arsye të veçantë për t’iu gëzuar edhe më shumë këtij triumfi. Italiani bëhet trajneri i parë që arrin ta fitojë këtë trofe katër herë, me…
Sport
Real Madridi e ka fituar sërish Superkupën e Evropës.
“Los Blancos” kësaj herë triumfuan ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 2-0, transmeton lajmi.net.
E, ndër tjera, Ancelotti e ka edhe një arsye të veçantë për t’iu gëzuar edhe më shumë këtij triumfi.
Italiani bëhet trajneri i parë që arrin ta fitojë këtë trofe katër herë, me dy skuadra të ndryshme; dy herë me Milanin (2003, 2007) dhe dy herë me Real Madridin (2014, 2022).
“Los Blancos” tani do të kenë punë edhe në Kupën e Botës për klube, në mënyrë që ta kompletojnë një vit kalendarik fantastik në futbollin ndërkombëtar. /Lajmi.net/