Reali e do Gundoganin

Real Madrid ka interesim të “konsiderueshëm” për transferimin e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan, sipas babait të futbollistit, Irfan. Me Xabi Alonson në muajt e fundit të kontratës, Los Blancos raportohet se janë të interesuar të përforcojnë mesfushorin dhe Gundogan konsiderohet si një prej objektivave kryesor. Reprezentuesi gjerman ka vuajtur nga lëndimet e shpeshta…

Sport

28/12/2013 21:45

Real Madrid ka interesim të “konsiderueshëm” për transferimin e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan, sipas babait të futbollistit, Irfan.

Me Xabi Alonson në muajt e fundit të kontratës, Los Blancos raportohet se janë të interesuar të përforcojnë mesfushorin dhe Gundogan konsiderohet si një prej objektivave kryesor.

Reprezentuesi gjerman ka vuajtur nga lëndimet e shpeshta gjatë këtij sezoni, mirëpo shkëlqeu me paraqitjet e tij në edicionin e shkuar.

“Interesimi i Realit për birin tim është i konsiderueshëm dhe ata duan të negociojnë për të”, deklaroi Irfan për të përditshmen sportive spanjolle AS.

“Por, për momentin, ne nuk mund të bëjmë asgjë derisa Ilkay të rikuperohet në tërësi nga lëndimi në shpinë. Kur luan futboll rregullisht, mund të fillojmë të bisedojmë”, shtoi ai.

Gundogan pësoi lëndimin e dytë në shpinë këtë sezon, dhe pritet të rikthehet në fushë pas vazhdimit të Bundesligës në janar.