Reali bëhet lider

Real Madrid mposhti Granadan me rezultat 2:0 dhe mori kryesimin në La Ligë. Los Blancos shfrytëzuan avantazhin e ndeshjes një ditë para Barcelonës dhe Atletico Madridit duke shtuar presionin ndaj tyre me pikë të plota në ballafaqimin e zhvilluar në Santiago Bernabeu. Pas një pjese të parë ku mysafirët i rezistuan sulmeve të pareshtura për…

Sport

25/01/2014 16:55

Real Madrid mposhti Granadan me rezultat 2:0 dhe mori kryesimin në La Ligë.

Los Blancos shfrytëzuan avantazhin e ndeshjes një ditë para Barcelonës dhe Atletico Madridit duke shtuar presionin ndaj tyre me pikë të plota në ballafaqimin e zhvilluar në Santiago Bernabeu.

Pas një pjese të parë ku mysafirët i rezistuan sulmeve të pareshtura për Realin, vendasit e thyen mbrojtjen e ngjeshur të Granadas pas intervalit.

Pas 56 minutash lojë, Cristiano Ronaldo – i cili para ndeshjes e prezantoi Topin e Artë nën koreografinë CR7 të tifozëve në Santiago Bernabeu – e kaloi Real Madridin në epërsi.

Kurse golin e sigurisë dhe të fitores për Los Blancos e realizoi sulmuesi francez Karim Benzema, në minutën e 74’të.

Tani, Real Madrid kryeson me 53 pikë, dy më tepër se Barcelona dhe Atletico Madrid që të dielën takohen me Malagan përkatësisht Rayo Vallecanon.