Reali befason me Odegaardin

Përforcimi i ri i Real Madridit, Martin Odegaard mund të debutojë për ekipin në fundjavë kundër Deportivo La Corunas, ose me Schalken në Ligën e Kampionëve.

Sport

13/02/2015 11:23

Përforcimi i ri Martin Odegaard ka stërvitur me ekipin e parë të Real Madridit për herë të tretë këtë javë.

Plani fillestar ishte që talenti norvegjez të luajë në alternativë mes Castillas dhe ekipit të parë, mirëpo puna dhe paraqitjet e mira kanë bërë që ai të hyjë më shpejt në projektin e Carlo Ancelottit.

Madje, e përditshmja sportive madrilene “AS”, raporton se Odegaard mund të debutojë për Real Madridin në ndeshjen kundër Deportivo La Corunas në Santiago Bernabeu të shtunën.

Ose, ai mund të bëjë paraqitjen e parë në ballafaqimin me Schalken në kuadër të Ligës së Kampionëve të martën.