Real Madridi s’është më i interesuar për Mbappe – Perez ndihet i tradhtuar nga lojtari

Real Madridi nuk e ka ndërmend që të kthehet në garë për Kylian Mbappen. Lojtari ishte afër që të transferohet te Real Madridi, por në fund vendosi që të qëndrojë te Paris Saint Germain. Ky veprim i lojtarit duket se e nervozoi jo pak Florentino Perezin i cili s’e do më në skuadër. El Debate…

Sport

22/09/2022 13:23

Real Madridi nuk e ka ndërmend që të kthehet në garë për Kylian Mbappen.

Lojtari ishte afër që të transferohet te Real Madridi, por në fund vendosi që të qëndrojë te Paris Saint Germain.

Ky veprim i lojtarit duket se e nervozoi jo pak Florentino Perezin i cili s’e do më në skuadër.

El Debate raporton se presidenti i “Los Blancos” po ndihet i tradhtuar nga veprimi i francezit, kësisoj nuk dëshiron më të involohet në këtë çështje. /Lajmi.net/