Real Madridi rivalizon Atleticon për Lacazette

Real Madridi është duke garuar me rivalin lokal, Atletico Madridin për të transferuar sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Sport

19/01/2021 10:59

Francezi ka shënuar në katër ndeshjet e fundit në Premierligë, derisa ka nisur të rigjejë formën e duhur, transmeton lajmi.net.

Kontrata i skadon pas 18 muajve dhe “Topçinjtë” ende s’kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës.

Atletico që një kohë të gjatë e admiron Lacazette, por thuhet se edhe Reali ka shprehur interesim.

Largimi i Luka Jovicit ka bërë që “Los Blancos” të duan edhe një qendërsulmues, por ende s’ka asgjë konkrete.

Lacazette për klubin londinez ka bërë 148 paraqitje duke kontribuar me 57 gola dhe 26 asistime./Lajmi.net/