Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Liverpoolin

Real Madridi e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Liverpoolit në finalen e Champions League.

Sport

26/05/2022 14:02

Përballja do të zhvillohet të shtunën, më fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Stade de France”.

Në listën e publikuar bie në sy rikthimi i David Alabas, pas një lëndimi që ky i fundit pati marrë javë më parë, transmeton lajmi.net.

Të ftuar në repartin e sulmit janë po ashtu edhe Gareth Bale dhe Eden Hazard.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell listën e plotë. /Lajmi.net/