Real Madridi prezanton fanellat e dyta

Gjiganti spanjoll sapo ka prezantuar fanellat e reja të edicionit të ardhshëm.

Sport

05/08/2021 10:35

Real Madrid ka publikuar fanellat e dyta që do ti përdorin gjatë sezonit 2021/22 , shkruan lajmi.net.

Futbollistët kryesorë të ekipit si Karim Benzema, Eden Hazard, Marcelo ishin pjesë e klipit ku u prezantuan veshjet e reja.

Fanellat e reja të “Los Blancos” këtë sezon janë më ndryshe, me ngjyrë të kaltër dhe me figura të ndryshme mbi to.

“Mbretërit”, e mbyllën sezonin e kaluar pa asnjë trofe, dhe synimi i tyre është që të rikthehen te sukseset sezonin e ri.

Gjiganti spanjoll ka transferuar vetëm David Alaban gjatë kësaj merkato, ndërsa nga ekipi janë larguar Sergio Ramos dhe Raphael Varane. /Lajmi.net/