Real Madridi nis negociatat me Alaban

Afati i janarit është hapur këtë muaj, por është interesante sepse jep sinjale se cilët lojtarë do mbesin si agjent të lirë në verë.

Sport

06/01/2021 14:43

Një ndër ta është kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos që nuk e ka rinovuar kontratën pas 14 viteve në “Santiago Bernabeu” dhe mund të largohet i lirë në verë, transmeton lajmi.net.

Dështimi për të dështuar me spanjollin ka detyruar Realin të shikoi opsione tjera. Sipas El Chiringueto, ata kanë gjetur pasuesin në Gjermani.

Reali thuhet se ka hapur negociatat me mbrojtësin e Bayern Munichut, David Alaba që i skadon kontrata në verë.

Problemi kryesor është të paga e austriakut, por thuhet se lojtari do pranojë të zbres pagën që të realizojë ëndrrën për të luajtur në fanellën e “Los Blancos”./Lajmi.net/