Real Madridi “në gjah” për Cavanin – e do sulmuesin në verë
Real Madridi ka shprehur interesim për Edinson Cavanin dhe e do sulmuesin në verë.
Sport
Kështu të paktën bën të ditur gazeta Fichajes sipas të cilëve futbollisti nuk do të vazhdojë me “Djajtë e Kuq”.
Këtë verë uruguajani do të jetë lojtar i lirë, andaj një lëvizje e tij te “Los Blancos” do të ishte më se e mirëpritur nga këta të fundit, transmeton lajmi.net.
Gjatë këtij sezoni me 20-herë kampionët anglezë, Cavani ka shënuar dy gola në pesë paraqitjet e tij në Premier League. /Lajmi.net/