Real Madridi, më optimist së kurrë për transferimin e Mbappe

Sport

13/05/2022 14:55

Real Madridi janë të sigurt se do të nënshkruajnë me Kylian Mbappe në fund të sezonit.

Këtë javë pati takime intensive në mes të të afërme të francezit dhe madrilienëve, e që e gjitha kjo po duket se ka ndikuar pozitivisht në bindjen e lojtarit për t’u transferua te “Los Blancos”.

Dëshira e kahmotshme e lojtarit ishte të luante për “mbretërit”, por situata me PSG e komplikoi shumë arritjen e marrëveshjes finale, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit e klubit parisien i bënin presion përmes ofertave të majme 23-vjeçarit, me kushtin e vetëm që ky ta hidhte “të zezën mbi të bardhë”.
Kontrata e Mbappe përfundon në verën e këtij viti.  /Lajmi.net/