Real Madridi kishte mundësinë e transferimit të Cancelos, por refuzoi

Real Madridi nuk pranoi të transferonte në ‘Santiago Bernabeu’ Joao Cancelon. Sipas raportimit të gazetarit, Fabrizio Romano, Real Madrid kishte mundësinë të nënshkruante Joao Cancelo të Man City në janar, por vendosi kundër transferimit, transmeton lajmi.net. Reprezentuesi portugez u dërgua në Bayern Munich në një marrëveshje huazimi në afatin kalimtar të dimrit pasi madrilenët nuk…

Sport

04/02/2023 10:12

Real Madridi nuk pranoi të transferonte në ‘Santiago Bernabeu’ Joao Cancelon.

Sipas raportimit të gazetarit, Fabrizio Romano, Real Madrid kishte mundësinë të nënshkruante Joao Cancelo të Man City në janar, por vendosi kundër transferimit, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi portugez u dërgua në Bayern Munich në një marrëveshje huazimi në afatin kalimtar të dimrit pasi madrilenët nuk e deshën një lëvizje të tij.

Real Madridi ka Dani Carvajal dhe Nacho për pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe thuhet se janë të kënaqur me dyshen për këtë sezon./Lajmi.net/