Real Madridi kërkon përjashtimin e tifozit që bëri përshëndetje naziste në ndeshjen ndaj Benficas
Në ndeshjen e mbrëmshme të Champions League, mes Real Madridit dhe Benficas, kamerat televizive shfaqen një tifoz madrilen duke bërë përshendetje naziste. Klubi mbretëror përmes një deklarate ka njoftuar se ka filluar procedurat e menjëhershme të përjashtimit të këtij tifozi. “Real Madrid CF njofton se i ka kërkuar urgjentisht Komitetit Disiplinor të klubit të fillojë…
Sport
Në ndeshjen e mbrëmshme të Champions League, mes Real Madridit dhe Benficas, kamerat televizive shfaqen një tifoz madrilen duke bërë përshendetje naziste.
Klubi mbretëror përmes një deklarate ka njoftuar se ka filluar procedurat e menjëhershme të përjashtimit të këtij tifozi.
“Real Madrid CF njofton se i ka kërkuar urgjentisht Komitetit Disiplinor të klubit të fillojë procedurat e menjëhershme të përjashtimit kundër anëtarit që u kap nga kamerat televizive duke bërë përshëndetjen naziste në zonën ku ndodhet tribuna e tifozëve, pak momente para fillimit të ndeshjes midis Real Madrid dhe Benfica.
Ky anëtar u gjet nga personeli i sigurisë së klubit pak momente pasi u shfaq në transmetim dhe u përjashtua menjëherë nga stadiumi Santiago Bernabéu.
Real Madridi dënon këto lloj gjestesh dhe shprehjesh që nxisin dhunë dhe urrejtje në sport dhe në shoqëri.”, thuhet në deklaratë.