Real Madridi, Barcelona dhe Manchester United në garë për Lucas Hernandez

Tre gjigantët evropian Real Madridi, Barcelona dhe Manchester United janë në garë për mbrojtësin e Bayern Munich, Lucas Hernandez.

Sport

13/03/2022 08:34

Real Madrid janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pasi Marcelo mund të largohet në fund të sezonit, ndërsa Ferland Mendy vazhdon të ketë probleme me lëndimet.

Lucas Hernandez përveç krahut të majtë, mund të luaj edhe në qendër të mbrojtjes, shkruan lajmi.net.

Barça gjithashtu duan të përforcojnë ekipin e tyre në mbrojtje dhe opsion i tyre është francezi Lucas.

Manchester United vazhdojnë me problemet në mbrojtje dhe në ‘Old Trafford’, atë e shohin si zgjedhje të probleme të tyre.

Me Raphael Varane që ende nuk po e tregon formën më të mirë dhe Harry Maguire që po bën gabime, opsioni për përmirësimin e gjendjes në mbrojtje është Hernandez.

Lucas Hernandez ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2024.

Mbetet të shihet se a do të vazhdojë edhe më tej në Gjermani, apo do transferohet te një nga tri skuadrat që janë në garë për të./Lajmi.net/