Real Madrid vihet pas Fabian Ruiz
Real Madridi është vënë pas mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz.
Sport
Lojtari i Napolit po shihet si përforcim ideal për mesfushën madriliene, transmeton lajmi.net.
Ruiz luan si mesfushor qendror, pozitë për të cilën madrilienët janë duke kërkuar lojtarë tash e disa kohë, trasmeton lajmi.net.
Pos Ruiz, Reali gjatë verës do të tentojë edhe Aurelien Tchouamenin nga Monaco, për të cilin i duhet të paguajë hiç më pak sesa 70 milionë euro.
Me Casemiro, Kroos e Modric që kanë shkelur tashmë të 30-tat, “Mbretërit” po mendojnë të bëjnë një tranzicion të ngadalshëm të repartit të mesfushës, e që i tërë ky proces do të fokusohet te lojtarët e rinj e me perspektivë. /Lajmi.net/