Real Madrid transferon një prej futbollistëve më të mirë në botë për 115 milionë euro (FOTO)
Real Madrid është i gatshëm të thyejë rekordin e transferimit më të shtrenjtë në histori të futbollit.
Sport
Real Madrid ka ringjallur interesimin për transferimin e mesfushorit të Chelseas, Eden Hazard.
“Daily Express” raporton se “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë deri në 115 milionë euro për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.
Hazard është një prej futbollistëve kryesorë të “Blues”, përcjell “lajmi.net”.
Por, Real Madrid beson se me një ofertë rekorde mund ta bind që të largohet nga Stamford Bridge. /Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6
