Real Madrid synon fitoren e radhës ndaj Sheriff Tiraspol, formacionet e mundshme

Gjiganti spanjoll zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.

Sport

28/09/2021 13:04

Real Madridi e pret në “Santiago Bernabeu” Sheriff Tiraspolin nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve në xhiron e parë ndaj Interit e Shakhatar Donetsk.

“Los Blancos” janë duke kaluar në një formë tejet të mirë këtë edicioni, andaj sonte synojnë vetëm fitore.

Në anën tjetër Sheriff Tiraspoli pasi befasoi Shakhtarin në xhiron e parë, do të mundohet të marr të paktën një pikë edhe kundër Realit.

Carlo Ancelotti pritet ta inkuadrojë nga fillimi 18-vjeçarin Eduardo Camavinga që po zhvillon paraqitje të mira që kur u transferua gjatë verës.

Këto janë formacionet e mundshme të dyja skuadrave:

Real Madrid: Courtois; Vazquez, Militao, Alaba, Nacho; Camavinga, Casemiro, Modric; Hazard, Benzema, Vinicius

Sheriff Tiraspol: Athanasiadis; Costanza, Arboleda, Dulanto, Cristiano; Kolovos, Addo, Thill; Traore, Yaxshiboyev, Castaneda /Lajmi.net/