Real Madrid synojnë marrëveshje deri në 2023 me Modric – kanë gati edhe zëvendësuesin për të

Skuadra e Real Madrid ka gati një plan afatgjatë për mesfushën.

Sport

31/03/2022 15:46

‘Los Blancos’ synojnë ta mbajnë Luka Modric në skuadër deri në vitin 2023, duke konsideruar se ka akoma për t’i dhënë skuadrës.

Raportime të ‘AS’ bëjnë të ditur se Modric pritet të vë firmën në kontratë të vlefshme deri në 2023, përcjell lajmi.net.

Pas fundit të kontratës së Modric, Real Madrid planifikojnë të nënshkruajnë me Jude Bellingham të Borussia Dortmund.

Bellingham është një nga lojtarët me progresin më të lartë. Borussia Dortmund kanë bërë të ditur se nuk heqin dorë nga lojtari gjatë kësaj vere.

Real Madrid duhet të mposhtin skuadrën e Liverpool për të siguruar shërbimet e Bellingham. /Lajmi.net/