Real Madrid startoi kundër Real Valladolid me një sulm nga viti 2014

Real Madrid luajti kundër Real Valladolid me të njëjtin sulm që u rreshtua në 'Anoeta' rreth pesë vjet më parë.

Sport

25/08/2019 13:15

Me Eden Hazard të dëmtuar dhe Vinicius Junior në stol, Zinedine Zidane u detyrua të përdorte disa fytyra të njohura në formacionin e tij fillestar.

Më 31 gusht 2014, Carlo Ancelotti filloi me Gareth Bale, Karim Benzema, James Rodriguez dhe Isco në udhëtim te Real Sociedad pasi pushoi Cristiano Ronaldon, përcjell lajmi.net.

Los Blancos kishte një epërsi 2-0 atë ditë falë golave të Bale dhe Sergio Ramos por përfundimisht u mposht 4-2.

Pesë vjet më vonë, ishin të njëjtë katër sulmuesit që u rreshtuan kundër Valladolid në ‘Santiago Bernabeu’.

Dani Carvajal, Ramos, Marcelo dhe Toni Kroos ishin lojtarët e tjerë që filluan dy ndeshjet pesë vjet më parë.

Vetëm Iker Casillas, Pepe dhe Luka Modric nga viti 2014 nuk u përfshinë të shtunën, por nëntë nga njëmbëdhjetë lojtarët që u përballën me Valladolid ishin në klub gjatë sezonit 2014/15. /Lajmi.net/