Real Madrid po turpërohej nga PSG, shikojeni reagimin e Neymar dhe Mbappe

Neymar dhe Kylian Mbappe e përcollën ndeshjen nga tribunat.

Sport

19/09/2019 10:31

Kylian Mbappe dhe Neymar ishin dy mungesat e mëdha në formacionin e Paris Saint-Germain për ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ylli francez nuk luajti për shkak të lëndimit kurse braziliani është duke shërbyer suspendimin nga edicioni i kaluar, transmeton lajmi.net.

Por, përkundër mungesës së tyre, PSG bëri një ndeshje fantastike dhe mposhti Real Madridin me rezultat 3:0.

Dy futbollistët e kërkuar gjatë verës nga Real Madrid u kënaqën në tribuna. /Lajmi.net/

YouTube player