Real Madrid planifikon zgjatjen e kontratës së Militaos

Real Madrid është duke planifikuar zgjatjen e kontratës së Eder Militaos.

Sport

22/04/2022 10:19

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, “Los Blancos” gjatë javës së ardhshme do të vijnë me një propozim për brazilianin.

24-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm këtë sezon për 34-herë kampionët spanjollë, falë performancave të mira që kishte gjatë kësaj periudhe, shkruan lajmi.net.

Përkundër që po kërkohet me ngulm Antonio Rudiger, kjo nuk pritet të ndryshojë diçka sa i përket mbrojtësit i cili bën pjesë në planet e Carlo Ancelottit.

Pos Militaos, madrilienët po përgatisin një ofertë për rinovim edhe për Vinicuis Junior dhe Luka Modric. /Lajmi.net/