Real Madrid nuk gabon në luftën për La Ligan, triumfon ndaj Granadas

Granada dhe Real Madrid janë përballuër në kuadër të xhiros së 36-të të La Ligas.

Sport

13/05/2021 23:51

“Los Blancos” e nisën takimin mirë pavarësisht se ishin me disa mungesa, shkruan lajmi.net.

Luca Modric i dha avantazhin Realit duke shënuar gol në min 17’. Në fundin e pjesës së parë, Rodrygo dyfishoi epërsinë në min 45+1.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Real Madridit.

Në pjesën e dytë, ndeshja ishte më e balancuar. Në fakt, Granada mori inciativën duke rrezikuar disa herë portën e Courtois.

Eventualisht, ata shënuan gol në min 71’ përmes futbollistit Molina.

Megjithatë, avantazhi i tyre zgjati vetëm katër minuta, pasi Reali shënoi dy gola të shpejtë për të mbyullur takimin.

Odriozola shënoi gol në min 75’ dhe Benzema shftytëzoi një gabim të portierit në min 76’.

Tani, me këtë fitore, Real Madridi bën një hap të madh në luftën për La Liga duke iu afruar Atleticos vetëm në dy pikë. Reali ngjitet në pozitën e dytë dhe ka 78 pikë.

Rezultati përfundimtar, Granada 1-4 Real Madrid./Lajmi.net/