Real Madrid nuk e lejoi transferimin e Robinho te Chelsea, zbulohen prapaskenat

Ylli brazilian Robinho ka zbuluar prapaskenat në karrierën e tij, pas transferimit të tij rekord prej 40 milionë eurove te Manchester City.

Sport

05/04/2020 17:27

Ishte pasi Real Madrid nuk e lejoi kalimin e tij te Chelsea, pasi klubi po shiste fanella të tij ende pa u arritur marrëveshja.

Transferimi mahnitës i Robinho tronditi botën e futbollit dhe ishte transferi më i lartë i klubit Manchester City në vitin 2008 nga perandoria e Al-Khelaifi, përcjell lajmi.net.

Por braziliani kishte vendosur me zemër për një transferim në Londër.

Çdo gjë u ra dakord për marrëveshjen, por Blutë filluan të printonin fanellat me emrin e tij dhe t’i shisnin në dyqan.

Kjo zemëroi gjigantët spanjollë.

Robinho, 36 vjeç, zbuloi në një intervistë për median spanjolle Marca: “Qëllimi im ishte të shkoja te Chelsea. Por Real Madrid përfundoi keq me ta”.

“Ata nuk e pëlqyen që Chelsea të shiste fanella me emrin tim përpara se të arrihej marrëveshja”.

“Unë nuk pendohem për largimin nga Reali. Por më vjen keq që bëra një gabim me ta kur u largova”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/