Real Madrid në telashe – Ancelotti rrezikon të mungojë edhe ndaj Chelsea

Real Madrid janë në telashe, pasi trajneri i skuadrës së tyre ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport

30/03/2022 17:40

Gjatë ditës së sotme, faqja zyrtare e Real Madrid njoftoi se trajneri Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Italiani ka shkuar në vet-izolim sipas protokollit, dhe pritet të humb dy ndeshjet e radhës, përcjell lajmi.net.

Sipas mediave spanjolle, Ancelotti pritet të mungojë për ndeshjen e La Liga, të cilën Real Madrid e luan ndaj Celta Vigo.

Po ashtu, në dyshim italiani është edhe për ndeshjen e vlefshme për Champions League, kundër Chelsea.

Mungesa e Ancelotti në një ndeshje të rëndësishme si ajo e Champions League do të ishte goditje e madhe për ‘Los Blancos’. /Lajmi.net/