Real Madrid në stërvitje, mungon një yll i madh (FOTO)
Karim Benzema nuk ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit të Real Madridit në stërvitjen e sotme.

Sport
Real Madrid ka zhvilluar seancën e sotme stërvitore.
Por, në të nuk mori pjesë sulmuesi Karim Benzema.
Ylli francez mbeti në palestër duke bërë ushtrime tjera, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.
Benzema thuhet se nuk është në gjendje të mirë fizike, përcjell “Lajmi.net”.
Por, paraqitja e tij në ndeshjen e ardhshme në La Ligë është në dyshim.