Real Madrid në finale, ja çfarë ka bërë Casillas
Iker Casillas ka lavdëruar skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane pas finales së re, të tretë me radhë.

Sport
Iker Casillas ka uruar Real Madridin pas kualifikimit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ish kapiteni i “Los Blancos” ka lavdëruar skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane pas finales së re, të tretë me radhë.
“3 finale të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve është diçka e madhe. Real Madrid do të vazhdojë ta shkruajë historinë”, shkroi Casillas në Twitter, përcjell “lajmi.net”.
Casillas u largua nga Real Madrid duke nënshkruar me Porton por prapë ndjek ish skuadrën e tij. /Lajmi.net/