Real Madrid më i mirë në ‘Tiki-Taka’ se Barcelona
Real Madridi është duke e aplikuar lojën me pasime të njohur si 'Tiki-Taka', e cila e ka karakterizuar Barcelonën për vite më radhë, shkruan Goal.
Sport
‘Los Blancos’, kanë përqindje më të mirë se katalunasit, sa i përket pasimeve të kompletuara deri më tani në La Liga.
Real Madrid i kanë kompletuar 87.25% të pasimeve të tyre deri më tani në këtë edicion, për dallim nga Barcelona që e ka një përqindje prej 85.43 të saktësisë së pasimeve.
Reali nuk e ka qenë më i mirë se Barcelona sa i përket pasimeve që nga sezoni 2005-2006.