Real Madrid, mbret i Evropës
UEFA ka shpallur renditjen e skuadrave më të suksesshme në Evropë në pesë sezonet e fundit. Dhe, asaj i prinë kampioni në fuqi, Real Madrid.

Sport
Real Madrid është skuadra më e suksesshme në Evropë në pesë edicionet e fundit.
UEFA ka shpallur renditjen e ekipeve më të mira në garat kontinentale dhe Los Blancos kanë dalë në pozitën e parë, falë edhe suksesit në stinorin e shkuar.
Menjëherë pas tyre renditet Barcelona, ndërsa i treti është Bayern Munich.
Top 10: 1. Real Madrid 2. Barcelona 3. Bayern Munich 4. Chelsea 5. Benfica 6. Manchester United 7. Atletico Madrid 8. Valencia 9. Schalke 04 10. Arsenal