Real Madrid kundër përsëritjes së shortit, bën kërkesë interesante drejtë UEFA-së
Shorti i Ligës së Kampionëve ka mundësi të madhe që mund të përsëritet edhe një herë.
Sport
E tëra është shkaku i disa incidenteve, si Manchester United që ra në short me Villarrealin, gjë që nuk duhej të ndodhte dhe pastaj United nuk ishte në vazon kur u hodh shorti për Atletico Madridin, transmeton lajmi.net.
Atletico Madrid bëri kërkesë në UEFA që shorti të përsëritet pasi nuk ishin të kënaqur dhe ankesës iu bashkua edhe “Djajtë e Kuq”.
Por, Real Madrid ka mbetur shumë i kënaqur me shortin dhe janë kundër që shorti të përsëritet, por në rast që ndodh, atëherë të hidhet pas ndeshjes Real Madrid – Benfica, kështu raporton se paku L’Equipe.
Real Madrid have told UEFA they do not want the Champions' League draw to be redone & that if it is, UEFA must maintain their clash with Benfica, as the errors in the draw happened after Los Blancos were drawn against the Portuguese side, according to L'Équipe.
— Get French Football News (@GFFN) December 13, 2021
Vendimi përfundimtar mbi shortin e fazës së eliminimit direkt do mësohet pas pak./Lajmi.net/