Real Madrid kontakton Riyad Mahrezin

Mahrez është në radarin e Real Madrid.

Sport

10/09/2020 19:25

Ylli i Manchester City, Riyad Mahrez ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së madhe spanjolle, Real Madrid.

Sipas raportimeve nga ‘Footmercato’, anësori i Manchester City shihet si zëvendësues i Gareth Bale te ‘Los Blancos’, transmeton lajmi.net.

Manchester City thuhet të jenë gati për të dëgjuar ofertën, edhe pse lojtari ka kontratë deri në vitin 203.

Mbetet të shihet nëse do të mund të finalizohet ndonjë marrëveshje për Riyad Mahrez. /Lajmi.net/