Real Madrid konsideron transferimin e Lozanos

Sulmuesi i Napolit, Hirving Lozano është duke u parë si 'shënjestër' për Real Madridin.

Sport

30/11/2021 08:27

Pavarësisht që nisi ngadalë jetën në Seria A, meksikani tani shihet si ylli i Napolit, duke qenë 11 herë titullar dhe tetë herë si inkuadrues këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që ka vetëm tre gola dhe tre asistime, 26-vjeçari është duke fituar vëmendjen e disa klube të tjera të mëdha.

Sipas Fichajes, Real Madrid konsideron të bëjë një ofertë për afatin veror të ardhshëm.

Lozano vlerësohet nga “Los Blancos” si pasuesi adekuat i Gareth Bale, që pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” në verë.

Kontrata e meksikanit skadon në qershorin e vitit 2024, duke e mbajtur Napolin në një pozitë të fortë, në rast që nuk pranon shitjen./Lajmi.net.