Real Madrid kërkon 22 milionë euro për Brahim Diaz

Skuadra e Real Madrid ka të qarta kërkesat e saja ndaj Milan, për kartonin e Brahim Diaz.

Sport

12/04/2022 13:04

Mesfushori me tipare ofensive, Brahim Diaz po luan si i huazuar te skuadra e Milan, ku duket se ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij.

‘Rossoneri’ duan ta bëjnë blerjen permanente të Diaz një vit më herët, përcjell lajmi.net.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Real Madrid nuk pranojnë më pak sesa 22 milionë euro për kartonin e spanjollit.

Milan nuk pritet të tërhiqen lehtë nga gara për lojtarin dhe tani e dinë se sa duhet ofruar për ta bërë të mundur transferimin.

Mbetet të shihet gjatë verës nëse Milani do të mund të kompletojë një lëvizje për Brahim Diaz. /Lajmi.net/