Real Madrid ka gati emrin që e zëvendëson Ancelottin

Real Madrid bëri një ndeshje të madhe mbrëmë në Champions League kur mposhti skuadrën e Chelsea me rezultat të përgjithshëm 5:4, por kjo nuk ka bërë që zërat për zëvendësimin e Ancelotti të zbehen.

Sport

13/04/2022 11:41

‘Los Blancos’ duket se nuk kalkulojnë më shumë sesa përtej këtij sezoni në emrin e Carlo Ancelotti. Skuadra dëshiron ndryshime në stol.

‘El Nacional’ bën të ditur se Real Madrid duan shërbimet e Joachim Low, transmeton lajmi.net.

Ish-selektori i kombëtares së Gjermanisë shihet si zëvendësuesi ideal i trajnerit Ancelotti.

Joachim Low ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Reali edhe në të kaluarën, por një gjë e tillë nuk ndodhte.

Florentino Perez thuhet se e pëlqen shumë trajnerin gjerman dhe pritet të bëjë lëvizjet e tij për të marrë nënshkrimin e Low. /Lajmi.net/