Real Madrid i qetë për Mbappe, mësohet strategjia e klubit spanjoll

Real Madrid është i sigurt se në verë do e kenë në skuadër sulmuesin Kylian Mbappe.

Sport

07/10/2021 15:49

Francezi nuk rinovoi kontratën me PSG-në dhe është i interesuar për një aventurë të re, kalimin te skuadra e ëndrrave, Real Madrid, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, presidenti i Realit, Florentino Perez nuk është duke bërë ‘zhurmë’ për Mbappe ngase nuk dëshiron të hyjë në konflikt me drejtuesit e Katarit, që do kenë fjalën e fundit.

Kontrata e Mbappes skadon në vitin 2022 dhe në janar do vendos nëse do largojë ose qëndrojë.

Deri më tani, Mbappe ka refuzuar të gjitha ofertat e PSG-së dhe gjatë kësaj jave konfirmoi se janë shumë larg rinovimit.

Strategjia e Real Madridit për Mbappe (Heshtja)

Real Madrid pret që me 1 janar të nënshkruajë parakontratë me Mbappen.

Sidoqoftë, edhe nëse arrihet marrëveshja, asgjë nuk do bëhet zyrtare ngase nuk duan t’ia shtojnë presionin Mbappes.

Francezi është fishkëlluar shpesh herë nga tifozët dhe javët e fundit ka pasur presion të shtuar nga klubi që i kërkojnë vazhdimin.

Por, për momentin lojtari nuk ka pranuar. Kjo është arsyeja pse Real Madrid është në kohën e duhur për nënshkrimin me Mbappe./Lajmi.net/