Real Madrid i gëzohet eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve

Neymar dhe Kylian Mbappe mund të largohen nga Paris Saint Germian në fund të sezonit.

Sport

07/03/2019 10:55

Dështimi i ri i PSG-së në Ligën e Kampionëve, mund t’iu kushtojë francezëve me humbjen e dy lojtarëve kryesorë të tyre.

Mediet në Spanjë raportojnë se Neymar dhe Mbappe do të ri-mendojnë pozicionin e tyre te kampionët e Ligue 1.

Të dy këta lojtarë janë objektiva të mëdha të Real Madridit, përcjell ‘lajmi.net’.

Eliminimi i PSG-së nga Liga e Kampionëve në njërën anën, dhe ndryshimet e mëdha që do të ndodhin te Real Madrid në verën e vitit 2019, mund të bëjnë që Neymar dhe Mbappe të përfundojnë në ‘Santiago Bernabeu’.

Kësaj dyshe, ka shumë mundësi t’u bashkohet edhe trajneri Jose Mourinho./Lajmi.net/